Fotot/ The Sun: Anija me bomba e Luftës së Dytë Botërore mund të shkaktojë “tsunam” në Tamiz po shpërtheu!

0
Gjigandi

Mbetjet e ndryshkura të një anije municionesh të kohës së Luftës së Dytë Botërore duhet të largohen nga Tamizi, nga frika se po shpërtheu ngarkesa e saj vdekjeprurëse, kjo do të shkaktonte një “tsunami”, thotë The Sun.

Anija amerikane SS Richard Montgomery u mbyt në grykëderdhjen e këtij lumi gushtin e vitit 1944 më 6.000 municione përfshirë bomba, të destinuara të furnizonin aleatët në avansimin e tyre në në Francë pas ditës D. 1,400 ton eksplozivë mbeten ende në trupine anijes dhe ekspertët paralajmërojnë se po shpërthyen, ato mund të shkaktojnë një tsunami i cili do të kërcënonte banorët pranë porteve të  Sheerness, Kent dhe Southend në Essex.
Direktët e saj mund të shihen mbi ujë dhe zyrtarët e qeverisë kanë filluar ofertat për firmat që mund të ndihmojnë në heqjen e tyre, ndërsa ekipi i Operacioneve Detare dhe të Shpëtimit kërkon që anija e mbytur të mbikqyret, mirëmbahet dhe pjesë të saj të shpëtohen në emër të Departamentit të Transportit.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu