Presidenti Ilir Meta ka thirrur në takim ditën e sotme Partinë Demokratike dhe aleatët e saj. Takimi pritet të nisë në orën 09:00 dhe do të zhvillohet tek Vila 4.
Në fokus të takimit pritet të jetë Reforma Zgjedhore, për të cilën opozita ka deklaruar se do ta bojkotojë, shembja e Teatrit për të cilën kreu i shtetit ka qenë kundër dhe nuk i ka kursyer akuzat për qeverinë.
Meta ka kërkuar një hetim ndërkombëtar për shembjen e Teatrit, për të cilin ka marrë mbështetje nga Basha.
Presidenti ditët e fundit ka nisur sërish akzuat kundër qeverisë, që në momentin e nisjes së procedurave për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe ka depozituar një padi në Gjykatën Kushtetuese.
E ftuar mbrëmjen e së mërkurës në Byro Politike, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi deklaroi se nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e sotme me Presidentin Meta por do të jetë nën/Kryetari Petrit Vasili në vend të saj.