Sot është mbajtur mbledhja plenare e radhës e Këshillit të Lartë të Prokurorisë përmes platformës on-line në kuadër të masave të marra si pasojë e pranisë në vend të pandemisë e shkaktuar nga virusin Covid-19.
Mbledhja është mbajtur në prani të gjithë anëtarëve dhe vëzhgueseve të misioneve ndërkombëtare OPDAT dhe EURALIUS dhe sipas rendit të ditës, seanca ka nisur me miratimin e procesverbaleve të mbledhjes plenare të datës 10.04.2020, datës 15.04.2020 dhe datës 24.04.2020.
Në vijim, Këshilli miratoi projekt-aktet “Për caktimin e përkohshëm të znj. Rozeta Qirjaqi aktualisht prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë si drejtuese e Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Korçë”, të z. Julian Çafka aktualisht prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër si drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër”, të znj. Ollga Visi, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, të caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Korçë”. Afati i caktimi të përkohshëm është 3 mujor nga 25.05.2020 -24.08.2020. Gjithashtu, Këshilli miratoi projekt-aktin “Për caktimin e përkohshëm znj. Dorina Bejko aktualisht prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec si drejtuese e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec”, për një afat kohor nga data 22.05.2020 deri më 21.08.2020.
Pasi u njoh me relacionin shpjegues të përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale, Këshilli miratoi projekt-aktin “ Për miratimin e lejes së pa paguar për arsye familjare për znj. Miranda Bushi, Prokurore në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Në situatën që ndodhet zj. Miranda Bushi, Këshilli vlerësojë se është e mjaftueshme 2 muaj leje e pa paguar nga data 22.05.2020 – 21.07.2020 deri në paraqitjen në detyrë.