Ky leshi, ky hajni, ky m… ky spiuni, kur vdes bëhet burrë i madh e hero në Kosovë!

0
Gjigandi

Sa të është gjallë e përçmojnë e çka nuk thonë keq për dikë në shumicën e sporteve! “Hiqu tij, ai m… ai leshi, nuk di gjë, i ka shit moti drutë, ai spiuni!

Mos ma përmend, se ai është lopë, ai është kali, nuk ka tru njeri, tru peshku. Ai nuk di as më ta mbajtur stërvitjen, kush e pruri at m…”, kështu thonë disa në sportet e ndryshme!
Ka ra rasti që të jem dëshmitar i këtyre fjalorëve të ulët që përdoret nga disa në kafiteri. 

“Ajo shvalerka e filanit, ajo ku… ajo lav… Hiqu saj, se krejt me shpinë i ka arritur”, edhe kësi lloj mrekulli dëgjon në vendin tonë!
Kur vdes njeriu ndryshon kursi.

“Burrë i madh u kanë… Lojtar e trajner i madh. Djal dukat, nuk ka pas me të. Vajzë e ndershme, grua vërtet me ta lanë syrin çelë”, kështu  dëgjojmë komentet të ndryshme nga disa, bash nga ata që llomotisin e nuk lanë gjë pa i sharë të tjerët. 

Brenda natës të bën m.., lopë., nuk di gjë, ku,… brenda natës të bën hero, burrë, të ndershëm! Mentalitet se jo mahi!
Nuk i nderojmë njerëzit e mëdhenj sa janë të gjallë, por i shajmë teje e përtej, kur vdesin i thurim elozhe dhe i çojmë edhe kurora duke vajtuar me ato lot të krokodilit!  

RonaTyra

Madje disa harrojnë se çfarë kanë thënë, postojnë foto, kam pirë kafe me të, e kam pas mik për kup të kresë, me ka mbet merak që nuk e  kam pirë edhe një kafe! Harron se sa ishte gjallë as telefonin nuk ia çelte! Kësi lloj matrapazë kemi ende në sporte të ndryshme dhe që nuk kanë kurrfarë yndyre të njeriut! Të vajton kur vdes, sa je  gjallë nuk lë gjë pa të sharë!  

Sporti i Kosovës duhet të pastrohet një herë e përgjithmonë nga ky nivel i njerëzimit, ka pak por edhe ata të përjashtohen mos t‘i lëmë as në klube e as kund në shoqërinë sportive sepse sporti është edukatë dhe jo fëlliqësirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu