Pas tre ditë protestash, 32 mijë maturantë do të rikthehen sot në bankat e shkollës për provimin e tretë të maturës shtetërore në lëndën e matematikës.
Provimi nuk do të zgjasë 2 orë, siç ndodhi me Letërsinë, por 2 orë e 30 minuta, duke u plotësuar kështu një nga kërkesat e maturantëve.
Provimi nis në orën 10:00 dhe në bazë të protokollit anti-Covid do të përfundojë në 12:30.
Menjëherë, pas përfundimit të provimit, ato kanë paralajmëruar protestë para Ministrisë së Arsimit në orën 13:00, ku kërkojnë rivlerësimin e provimit të gjuhën Shqipe dhe Letërsisë, pasi sipas tyre testi ka pasur shumë pasaktësi, ku pyetjet ishin të formuluara gabim, që më shumë se testonin njohuritë i kanë ngatërruar ato.
Komiteti i maturës shtetërore njoftoi dje se do të ketë një ndryshim të vlerësimit, ku do t’i jepet peshë tre viteve të gjimnazit
Ndërkohë me 18 qershor maturantët do ti nënshtrohen provimit të fundit të lëndës me zgjedhje.