Këngëtarja Mariza Ikonomi ka preferuar ndër vite që jetën e saj personale ta mbajë larg vëmendjes së medias e për këtë shkak pak dihet për çështjet e saj të zemrës.
Mirëpor e ftuar në emisionin “Me Bledin”, artistja është ndalur të flasë pak për herë të parë edhe për dashurinë dhe ato çfarë ajo këron te një mashkull duke ndarë me pubikun edhe lëndimet personale të një historie të shkuar.
Mariza tregoi se pak kohë më parë edhe ajo ka dashur dikë por se rrethanat nuk lejuan që ata të jetonin bashkë.
“Unë mendoj që dy njerëz mund të jenë bërë për njëri-tjetrin, por nuk mund të jetojnë bashkë. Nuk ka rregulla në dashuri. Nuk do të thotë se ti ndahesh nga një person dhe nuk e dashuron më. Mund ta dashurosh gjithë jetën, por disa rrethana të bëjnë të mos përputhesh më. Mund të jem dhe unë që mund të kem pasur dikë që e kam dashur, por nuk mund të jetonim bashkë”.