Një 9-vjeçar ka mbetur i plagosur për shkak se i gazi i rrjedhur nga bombola e gazit ka shpërthyer në flakë.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në fshatin Moçan, ku M. A., rreth 9 vjeç, duke luajtur në banesë dyshohet se aksidentalisht i ka shpërthyer një bombola gazi, për pasojë ka marrë dëmtime trupore dhe ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.