Majko e Gjiknuri përplasen për votën e emigrantëve, Rama: Procesi do kohë

0
Gjigandi

Këtë të hënë është mbajtur një takim virtual në Këshillin Koordinues të Diasporës me temë kryesore votën e emigrantëve shqiptarë në zgjedhje.

Debati është fokusuar mbi mundësinë e aplikimit të votës së emigrantëve në zgjedhjet e ardhshme, dhe replika ka patur mes Ministrit për Diasporën Pandeli Majko dhe përfaqësuesit të qeverisë në komisionin e reformës zgjedhore, ish- Ministri Damian Gjiknuri.

Ky i fundit u shpreh se maxhoranca do ta propozojë në reformën zgjedhore futjen e votës së emigrantëve fillimisht në qarkun e Tiranës, teksa të gjitha përgatitjet do të kryhen nga KQZ, ndërsa vota do të vijë me postë.

Gjiknuri: Nuk është ideja të vendosësh një koncept, por si ta zbatosh atë. Në Kod u sanksionua dhe do jetë KQZ-ja që do udhëheq procesin dhe do të merret me votën e emigrantëve dhe për të bërë aktet nënligjore.

Ne nuk ishim në gjendje të detajonim se si të funksionojë dërgimi i votës me postë. Pra, çdo emigrant i regjistruar në një regjistër, automatikisht do të gjenerohet në listën e zgjedhësve.

RonaTyra

E drejta është sanksionuar, duhet që emigranti me banim jashtë vendit duhet të jetë regjistruar në regjistrin e gjendjes civile, infrastruktura është gati dhe elementi që kemi vendosur është që vota do të llogaritet në qarkun e  Tiranës për arsye sepse ashtu funksionin mënyra e regjistrit unik të gjendjes civile. Emigrantët e regjistruar dalin në një listë unike dhe ne menduam që kjo votë të shkojë në qarkun e Tiranës.

Për zgjedhjet e para numri mund të jetë i vogël, por nëse do të mund ta aplikojmë në këto zgjedhje me një numër të vogël do të nxjerrim mësimet tona dhe më pas të shtrihet dhe të hapet diskutimi Kushtetues nëse emigrantët duhet të kenë zonë më vete apo jo. Menduam që meqenëse është listë unike, vota  e tyre të llogaritet në qarkun e Tiranës që ka më shumë mandate.

Por ndryshe mendon Ministri për Diasporën Pandeli Majko, i cili kundërshtoi idenë se KQZ do të jetë ajo e cila përmes akteve normative, do të rregullojë të gjitha votat e emigrantëve. Majko u shpreh se duhen bërë ndryshime ligjore përkatëse dhe se modelet mbi këtë i janë propozuar komisionit të reformës zgjedhore prej kohësh.

Majko: Mazhoranca ka vullnet të plotë në zgjedhjet e ardhshme do të bëjmë gjithçka që shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit të japin votën e tyre. Unë i bashkohem se e drejta kushtetuese nuk ka nevojë për negociata dhe të dyja opozitat janë shprehur pro votës së emigrantëve. Është parlamenti i parë që ka krijuar komisionin e reformës zgjedhore, ku që në 3 muajt e parë ne depozituam modelet për votimin e emigrantëve dhe kemi pritur që të merrje një vendim, bashkëpunuam dhe me OSBE. Që në 2019 i kemi dërguar të gjitha propozimet dhe modelet tona në Komisionin e reformës zgjedhore. Ajo që duhet të bëjmë është me shumë rëndësi të vendosen dispozitat ligjore për votën e emigrantëve pasi nuk janë 10 % por gati gjysma e shqiptarëve dhe duhet bërë ndarja e listave me shqiptarët brenda vendit dhe ato jashtë. Ka shumë rëndësi që KQZ të ketë dispozita ligjore që të funksionojë për votën e emigrantëve dhe nuk mund të lihet të veprojë thjeshtë me akte normative. Vota e emigrantëve është shumë e rëndësishme për t’ia lënë në dorë KQZ-së. Interesat politike kanë qenë kaq të komplikuara dhe afatshkurtra sa nuk kanë lejuar një gjë të tillë, por jam i lumtur që vullneti i mazhorancës që në zgjedhjet e ardhme emigrantët të votojnë për fatet e vendit të tyre. Nuk ka mungesë vullneti nga ana jonë, ne flasim me vepra e punë dhe në zgjedhjet e ardhshme emigrantët do të votojnë dhe themi sot se kjo do të bëhet..Sepse janë ca gjera për të cilat nuk flitet por thjesht behet. Sot do u themi që behet dhe ka për t’u bërë. 

Ndërkohë kryeministri Rama u shpreh se situata është shumë e nderlikuar, pasi procesi ka nisur shumë vonë.

Rama: Nëse do kishim pasur një debat në një kohë më të arsyeshme do të kishim më shumë mundësi për zgjedhjen e shqiptarëve që janë jashtë. Duke qenë se procesi ka qenë shumë i ngatërruar dhe ulja në tryezë është bërë me një vonesë të jashtëzakonshme dhe është bërë në kushte shumë specifike, atëherë optimizmi për realizimin e këtij premtimi është më i vogël se çdo ishte normalisht.

Nga ana tjetër ministri i Diasporës është marrë për një kohë të gjatë me metodat e votimit të atyre që jetojnë jashtë, ne e kemi përjashtuar votimin në ambasada dhe konsullata, pasi do ishte një arsye kontestimi, por është më i vështirë nga lëvizshmëria, pasi shumë janë larg këtyre institucioneve. Duke përjashtuar këtë kemi lënë si alternativë të vetme votimin me postë. Por sërish ka probleme të shumta që kanë të bëjnë me regjistrimin. Ky është një proces që do kohë, ne kemi ecur nga pikëpamje e kuadrit ligjor, por jemi në këto kushte sot: Opozita në Kuvend e ka një kërkesë shumë insistuese dhe ne e kemi objektiv tonin dhe jemi duke punuar çdo ditë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu