Librazhd – Gjatë natës në qytetin e Librazhdit, në marketin në pronësi të A.K., dhe B.Q., persona ende të paidentifikuar ka vjedhur rreth 55 000 lekë dhe steka me cigare të markave të ndryshme.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.