Lajme të mira prindër! Sado që mund të ndjeheni ndonjëherë se fëmijët tuaj po jua ‘shkurtojnë’ jetën ndonjëherë nga nervoza, faktikisht është krejtësisht e kundërta
Sipas hulumtimeve të reja të publikuara në “Journal of Epidemiology & Community Health”, të pasurit fëmijë është ndërlidhur me një jetë më të gjatë.
Ky hulumtim është kryer nga hulumtues suedezë, të cilët, pas eksperimenteve të shumta, kishin zbuluar se meshkujt dhe femrat të cilët janë prindër, kanë përqindje më të vogël të rrezikut për vdekje të parakohshme sesa beqarët.
Nga mosha 60 vjeçare, nënat priten të jetojnë 1.5 vite më gjatë sesa femrat të cilat nuk kanë fëmijë, përderisa baballarët besohet të jetojnë 2 vite më gjatë sesa meshkujt tjerë.
Por, përse ndodh kjo?
Hulumtuesit besojnë se kjo mund të ketë të bëjë me ndihmesën që ofrojnë fëmijët si dhe me kujdesin që e tregojnë ndaj prindërve kur plaken.
Sidoqoftë, edhe ky studim i ka limitet e veta: Hulumtimi ka qenë kryesisht vëzhgimor, prandaj autorët e këtij studimi nuk mund të dëshmojnë më shumë se një ndërlidhje mes të pasurit fëmijë dhe një jete më gjatë.
Autorët e studimit kanë cekur se këto zbulime janë të njëjta me studimet e mëhershme të cilat kishin zbuluar se fëmijët mund të kenë ndikim në rrezikun e vdekshmërisë te nënat dhe baballarët.