Kryemadhi: Me shembjen e Teatrit Rama varrosi veten dhe Veliajn, “shqiponjat” kanë qenë brutalë

0
Gjigandi

Në një intervistë për RTV Ora , kryetarja e LSI-së, tha se gjatë protestës për prishjen e Teatrit, ekipi “shqiponjat” kanë qenë ekipi më brutal dhe plot me urrejtje.

Kryemadhi shtoi se dëmi që i ka bërë historisë tonë Rama, nuk ia ka bërë as komunizmi dhe as pushtimi osman, dhe se me shembjen e godinës së Teatrit Rama varrosi veten dhe Erion Veliajn.

Kryemadhi: Më bën përshtypje urrejtja që ka Edi Rama për artin. Kur unë u përballë policit, nuk është se më kanë rrahur, ashtu sikurse kanë rrahur Alfred Lelën. Nuk më lejonin që të shkoja te fadromës se nuk i leverdiste Monika që ndalon fadromat. Unë besoj se ne duhet të mësojmë nga Neritan Liçaj dhe Edmond Budina.

Fatkeqësi të mëdha bëhen një mundësi për t’u bashkuar me njëri-tjetrin. Në protestë kishte shumë njerëz, shumica pa parti fare. Me shembjen e godinës së Teatrit Rama varrosi veten dhe Erion Veliajn.

Ekipi “shqiponjat” kanë qenë ekipi më brutal dhe plot me urrejtje. Metodat që kanë përdorur me gratë dhe vajzat kanë qenë brutale. Kjo polici që paguhet shumë pak, që godet në mënyrë kriminale. Nuk besoj se kjo do të ngelet me kaq. Nuk do të vazhdojmë me procedime në prokurori, as gjykata, dhe as sistemin e drejtësisë së re. Ne do të besojmë te drejtësia e vërtetë dhe do ta kenë edhe personale me ne.

RonaTyra

Dëmi që i ka bërë historisë tonë Rama, nuk ia ka bërë as komunizmi dhe as pushtimi osman. Nuk ka për të ndërtuar Rama teatër të ri, ka për të ndërtuar kulla. Rama nuk merr dot kredi për Teatrin. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu