Klosi zbulon kur do të hapen kufijtë tokësorë me rajonin dhe Greqinë

0
Gjigandi

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, tha se brenda këtij muaji do të hapen kufijtë tokësorë me vendet e rajonit. Sipas tij, kjo hapje do t’i japë frymë turizmit në Shqipëri, i cili në fakt është një prej sektorëve që është goditur më shumë nga pandemia globale e COVID-19.

Ministri Klosi nuk dha një datë konkrete se kur njerëzit do lejohen të hyjnë në det, por shtoi se kushti kryesor është që të ruhet distanca dhe higjiena personale.

“Kjo kur do të fillojë sezoni, nuk ka sezon, ne në Shqipëri kemi 12 muaj  mundësi për të bërë turizëm. Kur të kemi garancinë kur ne nuk do të shqyhemi. Pra, kur të kemi disa rregulla për të ruajtur jetën e qytetarëve. Në kudër të kësaj strategjie, ne e kemi thënë se kemi hapur baret dhe lokalet. Ajo që dihet në këto momente është ruajtja e distancimit social dhe higjiena. Strukturat nuk do lejohen të hapen pa asnjë rregull. Tani është distancim social dhe higjiena, nëse këto kushte respektohen, ne shpresojmë që brenda këtij muaji te kemi hapjen e kufijve tokësorë.  Për këtë kam pasur një bisedë të gjatë me ministrin kosovar, malazez, dhe të Maqedonisë së Veriut. Bëmë dhe një deklaratë të përbashkët”, tha Klosi.

Ai shtoi se kufijtë tokësorë mund të hapen edhe me Greqinë, por në një kohë të dytë. “Po edhe Greqia, por Greqia është pak më shumë afër rregullave europiane. Me Greqinë kemi akoma një dakordësi bilaterlae, kur ata të kenë një hapje evropiane të kemi edhe një hapje me Greqinë. Ne duam që me vendet e rajonit të kemi një hapje të kufirit tokësor brenda këtij muaji dhe kjo është një ndjesi pozitive. Duhet që ne të kemi dakordësi me ministrinë e Shëndetësisë dhe ekspertët shëndetësorë, pra për të hequr karantinën”, tha Klosi.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu