‘KLGJ duhej ta lironte nga detyra Dvoranin, Teatrin e çojmë sërish në Kushtetuese’

0
Gjigandi

Ardian Dvorani prej gjashtë muajsh akuzohet se është bllokuesi kryesor i ngritjes së Gjykatës Kushtetuese nga Presidenti Meta, lëvizja më e fundit e të cilit është verifikimi i ligjshmërisë së mandatit të tij si gjyqtar. Kreu i shtetit ka kërkuar nga Këshillit të Lartë Gjyqësor ndërprerjen e mandatit të tij nën argumentin se ai është zëvendësuar nga një prej tri gjyqtarëve të zgjedhur nga radhët e juristëve të spikatur, pra Sokol Sadushi, Ilir Panda apo Ervin Pupe.

Ky pretendim i Presidencës është hedhur poshtë nga ana e Ardian Dvoranit nën argumentin se zgjedhja e tri anëtarëve të Gjykatës së Lartë nuk është bërë në mënyrë nominale ku njëri kandidat zëvendësonte mandatin e vendi vakant. Krahas kësaj, nga përgjigjet shkresore që Dvorani i ka dërguar KLGJ-së thekson se duhet të emërohet edhe një gjyqtar tjetër nga radhët e juristëve të spikatur në mënyrë që zëvendësimi i tij të ezaurohet tërësisht.

Nisur nga kjo mbrojtje e Dvoranit, Presidenti ka publikuar një shkresë të Këshillit të Lartë Gjyqësor ku shkruhej se 3 vakancat u shpallën kur z. Zaganjori ishte në detyrë dhe për rrjedhojë brenda këtyre 3 vakancave ishte edhe posti që mban Ardian Dvorani. Kjo sipas Presidentit do të thotë se me emërimin e 3 anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë, pozicioni i Dvoranit është zëvendësuar dhe për këtë ai duhet të largohet nga ajo detyrë.  Për të marrë një përgjigje se çfarë do të ndodhë me mandatin e Ardian Dvoranit KLGJ i është drejtuar dy partnerëve kryesorë të hartimit të reformës në drejtësi, EURALIUS dhe OPDAT.

Bledar Dervishaj, këshilltar ligjor i Presidentit të Republikës, thotë se, z. Dvoranit i ka përfunduar mandati që në vitin 2016 ndërsa vakanca për zëvendësimin e tij është plotësuar me emërimin e tre gjyqtarëve të rinj në Gjykatën e Lartë.

“Z. Dvorani që më 12 gusht 2016, kur hynë në fuqi ndryshimet e reja Kushtetuese qoftë dhe një vendim i Gjykatës Kushtetuese, që pas asaj dite qëndrimi i Dvoranit në detyrë nuk është i rregullat. Tre vende vakante janë shpallur në korrik 2019 nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Ndërsa vakanca e z. Zaganjori është e veçuar nga tre vakancat e tjera”, tha ai.

RonaTyra

Z. Dervishaj shtoi më tej se, vendimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor për t’i kërkuar mendim EUROLIUS dhe OPDAT është kërkuar interpretimi i një neni të kushtetutës që nuk ka lidhje me këtë çështje. Sipas tij i vetmi vendim që KLGJ duhej të merrte ishte njoftimi për lirimin nga detyra për Dvoranin dhe propozimi për të kaluar si pjesë e apelit.

“Vendimi nuk ka qenë unanim por me shumicën e votave në këshill është kërkuar interpretimi i një neni të Kushtetutës që nuk ka lidhje fare me çështjes sipas mendimin tim si juriste”, deklaroi ai.

Ai kërkoi nga KLGJ që të përshpejtoi procesin e emërimeve në Gjykatën e Lartë pasi po vijohet me një proces shumë të ngadaltë në emërimin e 19 anëtarëve të saj. Ky proces është i varur dhe me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, por gjithashtu janë 35 mijë dosje që presin të shqyrtohen nga Gjykata e Lartë.

Sipas z. Dervishaj duke i referuar studimeve të organizatave jo politike, do të duhet 10 deri në 20 vjet për shqyrtimin e këtyre dosjeve.

Lidhur me çështjen më të fundit të kalimit në pronësi të truallit të Teatrit Kombëtar  nga qeveria tek Bashkia e Tiranës, këshilltari ligjor i Presidentit tha se, shumë shpejt do ta dërgojnë këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese.

“Presidenti e ka bërë me ditur dhe pret reagimin e institucioneve përkatëse, nëse jo, një padi e re do ti atashohet asaj të parës sepse sipas ligjit, vazhdon të gjykohet në Gjykatë Kushtetuese pasi çështja paraqet interes të lartë publik”, përfundoi z. Dervishaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu