sh- gjyqtari i Gjykatës së Tiranës Bledar Abdullai, i ka kërkuar Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) që të nisë procedim disiplinor për anëtaren e Komisionit të Posaçëm të Apelimit (Vettingu) Natasha Mulaj, me argumentin se ka konflikt interesi me dosjen e tij.
Kjo për arsyen se Natasha Mulaj (e cila ishte pjesë e trupës që shkarkoi gjyqtarin Abdullai), është familjare me Zylfie Haklajn, të cilën ish gjyqtari e ka dënuar me 25 vite burgim për akuzën e vrasjes. Po ashtu gjyqtari ka dhënë një vendim edhe për vëllain e gjyqtares, shtetasin Admir Mulaj.
Abdullai kërkon që anëtarja e KPA të procedohet nga ana ONM-së ose në të kundërt do të bëjë kallëzim në SPAK për këtë çështje.
Kujtojmë se gjyqtari u shkarkua më 20 qershor të vitit të kaluar në shkallën e dytë të vettingut (KPA), për shkak se nuk justifikonte pasuritë e shumta.