Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit konfirmon në detyrë drejtorin e Gardes së Republikës, Gramoz Sako.
Në seancën dëgjimore Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit (KJV) pati deklaruar se Gramoz Sako kishte probleme me pasurinë, kishte bërë deklarim të rremë dhe ka fshehur të ardhurat.
KJV kishte argumentuar se subjekti kishte shlyer një kredi prej 3 milionë lekësh në 3 vite pa argumentuar burimin e të ardhurave si dhe kishte shitur fiktivisht një makinë “Toyota” me vlerë 15 mijë euro.
Në seancën e fillim shkurtit Sako i kërkoi komisionit të Jashtëm të vlerësimit të sillte prova të reja për të të provuar pastërtinë e figurës pasi ishin evidentuar problematika për sa i përket pasurisë dhe pastërtisë së figurës. Ai kishte deklaruar se nuk kishte asnjë qëllim për të fshehur të kaluarën e tij.