Shkup/ Zbulohet një laborator për prodhimin e marijuanës

0
Gjigandi

Njësia kundër trafikimi të drogave të paligjshme në SPB Shkup në 02.03.2020, pasi kishte marrë informacione paraprake operative, afër stacionit të fundit të autobusit në Hipodrom, ka kryer kontrolle tek personi A. M. (27) nga fshati Bulaçani, shkruan Alsat. Gjatë kontrolli tek personi janë gjetur dy qese polietilenin të marijuanës dhe një peshore digjitale.

Pas një urdhri gjyqësor, është kryer kontroll në shtëpinë e tij në fshatin Bulaçani, ku u gjet një laborator për prodhimin e marijuanës, ku mes tjerash janë gjetur 69 fidanë marihuanë me cilësi të lartë, si dhe pajisje teknike për ngrohje, pompa për ujitje, filtra dhe sisteme të ventilimit, tre qese najlloni me marijuanë të gatshme për shitje, katër shishe plastike me vaj marijuana. A.M. u ndalua në stacionin policor për veprime të mëtejshme,

Prokuroria është njoftuar për ngjarjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu