Premier League gati të “izolohet”, ndeshjet mund të luhen me dyer të mbyllura

0
Gjigandi

Për momentin është vetëm një hipotezë, por situata duhet monitoruar me kujdes.

Sipas asaj që shkruan sot Telegraph, Premier League, Shoqata e Futbollit dhe Liga e Futbollit Anglez po vlerësojnë mundësinë për të luajtur me dyer të mbyllura, në rast se situata në lidhje me Koronavirusin në Angli përkeqësohet.

Futbolli anglez është i gatshëm të bëjë pjesën e tij dhe të respektojë rregullat e qeverisë, që aktualisht nuk i ka ndaluar evenimentet masive siç ndodhi në Francë dhe Zvicër, ku kampionatet janë ndërprerë deri më 23 mars.

Nëse vjen urdhëri nga lart për një pezullim të ndeshjeve “për dy javët e ardhshme”, ndeshjet me shumë mundësi do të shtyhen dhe do të riprogramohen, në rast se këto masa do të tejkalojnë 14 ditë, atëherë Premier League, Shoqata e Futbollit dhe Liga e Futbollit Anglez janë shprehur të gatshme të luajnë pa tifozë. Shëndeti para së gjithash.

Burimi: Telegraph

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu