Në “Tempora”, juristi Sokol Hazizaj tha se nisma për të reformuar Kodin Zgjedhor, është jo kushtetuese, pasi kjo e fundit e parashikon që nuk mund të merren nisma të tilla në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme.
Hazizaj: Nisma për të reformuar Kodin Zgjedhor, është jo kushtetuese. Kjo sepse neni 170 i Kushtetutës, pika 5 dhe 6, e parashikon ekzaktësisht se në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme, njëra prej të cilave është fatkeqësia natyrore, nuk mundet dhe nuk ka sesi ta ndërmarrë reforma të tilla, të cilat kanë të bëjnë me reformën zgjedhore.
Sa kohë një situatë nis mbi shkeljen e kushtetutës dhe dispozitave të saj, unë nuk mendoj se kjo do të ndryshojë sjelljen e disa liderave politikë, që për mua në sjellje në raport me demokracinë janë të korruptuar. Këta mund ta mbarojë në 31 maj, por edhe nesër. Thelbi është vetëm rotacioni.