Debora Beqiri, bashkëshortja e shqiptarit të vrarë në Londër në vigjilje të Krishtlindjeve, është shfaqur për herë pas ngjarjes tragjike.
Kur kanë kaluar rreth 5 muaj nga ngjarja e rëndë, ajo ka vendour të hapë llogarinë e saj në Instagram, duke publikuar disa pamje ngë përditshmëria.
Në një prej postimeve, ajo shfaqet me cigarë në gojë me një nga mikeshat. Në fytyrën e Deborës duket ende qartë trishtimi për humbjen e njeriut të zemrës.
Flamur Alex Beqiri u vra në derën e shtëpisë së tij më 24 dhjetor të vitit që lamë pas, në sy të gruas dhe djalit të mitur.
Shqiptari i Kosovës, i lindur në Ferizaj, por që jetonte prej disa kohësh në kryeqytetin britanik, punonte si producent i disa artistëve të njohur në Angli.
Sipas mediave britanike, ekzekutimi i 36-vjeçarit është i lidhur me disa vrasje në Suedi, ku Beqiri figuronte ne 2008-tën si njëri prej njerëzve më të kërkuar në vend.