Hapja e qendrave tregtare në Shqipëri, specialistja: Të gjithëve i matet temperatura

0
Gjigandi

Nga dita e sotme në Shqipëri janë hapur qendrat tregtare por me kushte jo të zakonshme të diktuara nga situata e koronavirusit.

Joana Korini, drejtore e marketingut në ACREM tha në një lidhje direkte në emisionin Opinion se për të gjithë klientët që kanë hyrë sot në qendrën tregtare ku ajo punon, është matur temperatura në mënyrë dixhitale.

Sa i përket masave, ajo shtoi se ato janë të afishuara në dyert e qendrave tregtare si dhe brenda qendrës janë të përcaktuara rrugët ku duhet të ecin klintët.

“Janë marrë një sëri masash në linjë me direktivat e qeverisë. Në hyrje të qendrës direktivat janë afishuar të qarta. Janë të përcaktuara hyrjet dhe daljet në qendër. Në momentin që klienti hyn në qendër është të ndjekë korridore sigurie të cilat garantojnë që nuk krijohen grumbuj njerëzish. Janë aplikuar matje dixhitale të temperaturës. Nëqoftëse ka klientë me temperaturë mbi 37.5 stafi merr masat. Kemi dhoma për karantinimin të specializuara. Maskat dhe dorezat duhet ti kenë të gjithë klientët për të hyrë në qendër.”- tha ajo.

Korini shtoi se frekuentimi ka qenë normal duke marrë parasysh situatën dhe nënvizoi se dyqane specifike kanë patur xhiro të lartë.

RonaTyra

“Frekuentimi ka qenë i lartë nëse flasim për situatën ku ndodhemi. Normalisht më i ulët për një të hënë normale. Ajo që më ka bërë përshtypje është që në disa dyqane specifike ka patur disa fatura dhe në disa të tjera fatura të shtrenjta”.

Demirel Bojaxhi, Menaxher i linjave të biznesit në qendrën Toptani dhe COIN theksoi se nuk ka patur shqetësim sa i përket radhëve që mund të krijohen. Në të ardhmen ai theksoi se duhet patur parasysh në radhë të parë shëndeti dhe se qendrat po marrin parasysh shtimin e personelit për të kontrolluar klientët kur ata të shtohen.

“Duhet të kemi parassysh që pritshmëritë për vizitorët nuk janë të mëdhaja. Nuk ka patur shqetësim për rradhët. Flukset nuk janë si në ditët më të mira. Gjithësesi duhet të kemi parasysh që parësore është shëndeti. Do të sakrefikojmë pak kohë që njerzit të presin pak por do të shtojmë edhe stafin me termometrin dixhital. Kjo gjë i rrit kostot por jo në mënyrë të papërballueshme.”- tha ai. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu