Gazetari i kronikës Artan Hoxha ka ndarë një fotografi ku sugjerohet një mushkë e ngarkuar me drogë.
Ai thotë se mushkës i erdhi koha prapë dhe e krahason çmimin e saj, si të njëjtë me makinën luksoze Hummer.
Sipas tij, mushka është me kosto minimale, pa karburant dhe nuk ka nevojë për parking të dedikuar.
Hoxha shton se në situatën e izolimit global, me kufijtë tokësorë të mbyllur, me linjat ajrore të bllokuara, me ndalimin e lëvizjes së automjeteve, mushkat, mbeten transportuesi më në modë i narkotikëve.
Postimi i Hoxhës
A mor u erdhi koha prapë, u erdhi!!!!
Mushkat, transportuesi më i vjetër në qarkullim, që nga lashtësia.
Është me kosto minimale, pa karburant, nuk ka nevoje për parking të dedikuar.
Nëse e kapin, nuk të dekonspiron me numër shasie, ose gjurme gishtash në kroskot.
Në situatën e izolimit global, me kufijtë tokësorë të mbyllur, me linjat ajrore të bllokuara, me ndalimin e lëvizjes së automjeteve, mushkat, mbeten transportuesi më në modë i narkotikëve.
Shikojeni sa ngarkesë kanabisi mban mbi shpinë?!
Gati sa avioni i Riformatos, që mbeti në plazhin e Divjakës.
Dhe nuk ka radar që e kap, as nga toka, e as nga ajri.
I marrshin te keqen, policet europiane të FRONTEX-it, që monitorojnë kufijtë jugorë të Shqipërisë.
Ka për të shkuar çmimi i mushkës, kokë për kokë, me Hummer-in.