Dosja ‘Yaris’, si u përdor gjermani mashtrues për të justifikuar 3.4 mln € të vëllezërve Vladi

0
Gjigandi

3.4 milionë euro të gjetura tek makina Toyota Yaris do të vijojnë të jenë të sekuestruar me vendim të SPAK dhe Gjykatës Speciale. Bëhet fjalë për dosjen e vëllezërve Alfred dhe Elvis Vladi, dy personat që kanë porositur automjetin “Toyota” nga Belgjika, brenda së cilës ishin fshehur 3.4 milionë Euro. Vëllezërit kanë përdorur shtetasin gjerman Carlo Rizzato duke pretenduar se paratë ishin të tijat, me qëllim që t’i rimarrin sërish ato. Por, Report Tv mëson se prokuroria ka parë se ka mospërputhje të dëshmisë së shtetasit gjerman.

Në bazë të informacionit të marra nga autoritetet gjermane, që i është venë në dispozicion gjykatës, shtetasi Carlo Rizzato është proceduar disa herë dhe dënuar për veprën penale të  mashtrimit. Deklarimet e tij kanë qenë kontradiktore në përmbajtje nisur dhe nga konfirmimi se është proceduar dhe dënuar për mashtrim. Për rrjedhojë, deklarimet e gjermanit nuk janë marrë për bazë nga prokuroria dhe nuk kanë ndikuar në ndryshimin e rrjedhës së hetimit.

Dëshmia është hedhur poshtë si e pabesueshme edhe nga Gjykata e Posaçme. Ndërkaq, dosja ka kaluar në Prokurorinë e Tiranës, me vendim të Gjykatës së Posaçme, duke konstatuar moskompetencën e SPAK. Hetimi pasuror po vazhdon ende nga Prokuroria e Tiranës dhe kërkesa për të tërhequr lekët është rrëzuar, duke vijuar të jenë të sekuestruara me vendim të SPAK.

Po si është historia e parave të gjetura te ‘Toyota Yaris’? Në 21 qershor të vitit 2018 Lulzim Basha përmes një deklarate në Kuvend dekonspiroi aksionin e policisë, gjë për të cilën nisën hetimet dhe u mor në pyetje nga prokuroria. Pak ditë më pas policia sekuestroi 3.4 milionë euro në portin e Durrësit. E ndërsa katër persona u arrestuan, vëllezërit  Alfred e Elvis Vladi, të cilët janë personat që kanë porositur makinat Toyota Yaris u arratisën dhe janë ende në kërkim nga drejtësia.

Krimet e Rënda në nëntor të vitit të kaluar vendosën ndryshimin e masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për Edi dhe Klevi Likës, babë e bir dhe dy personat e tjerë. Por në 3 dhjetor, Apeli i Krimeve të Rënda ndryshoi vendimin duke i rikthyer sërish në burg.  Agim Çekaj, Alban Mollaymeri, Edi dhe Klevi Lika të cilët ishin në arrest shtëpie u rikthyen sërish në qeli. Por pas shkrirjes së Krimeve të Rënda dosja e parë që kaloi te gjykata e rretheve, përkatësisht Tiranës, ishte “Toyota Yaris”.

RonaTyra

Nga hetimet e kryera Krimet e Rënda hoqën akuzën e grupit të strukturuar kriminal e për pasojë kjo dosje nuk mund të ishte kompetencë e SPAK. Ndërkohë që gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e avokatëve të të pandehurve duke ndryshuar sërish masën e sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitje për të vijuar hetimet në gjendje të lirë për katër të akuzuarit Edi Lika, Klevi Lika, Agim Ceka dhe Alban Mollaymeri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu