Çipa: Ekzistojnë të gjitha mundësitë për zgjedhje të parakohshme

0
Gjigandi

Analisti, Aleksandër Çipa, vlerëson se ekzistojnë të gjitha mundësitë për tu mbajtur zgjedhje të parakohshme parlamentare pa pritur pranverën e 2021.

Çipa: E besoj, në horizont duken dhe ekzistojnë të gjitha premisat pas miratimit të ligjit të ri elektoral. Palët politike kur arrijnë një dakordësi brenda legjislativit nuk e konsiderojnë më kohën e administrimit të procesit, realizohet në kohën e duhur dhe të përshpejtuar.

I ftuar në Rtv Ora, Çipa thotë se në kushtet që ndodhet Shqipëria pretendimi për një mandat të tretë nga socialistët është i mundshëm, por nuk është i ndershëm.

Çipa: Dy nga problemet më madhore janë emigrimi dhe frustrimi. Ka një depresion psikologjik, social dhe ekonomik të gjithë individëve të Republikës. Në këto kushte pretendimi për një mandat të tretë mund të jetë i mundshëm, por nuk është i ndershëm. Nga ana tjetër kur përballemi me fatalitetin e parritjes së një opozite dhe moskrijimit të një force të ndryshe të energjizimit të alternativave qeverisëse e shton dozën e depresionit, zhgënjimit dhe rënies në një situatë problematike. Janë çështje që politika jonë duhet ti trajtojë në një kontekst të një mundësie thelbësore të ndryshimit.

Drafti i reformës zgjedhore, i dakordësuar mes palëve, pritet të jetë gati të hënën, për të kaluar më pas në parlament.

RonaTyra

Palët kanë rënë dakord që të lejohen reklamat politike dhe partitë të marrin dyfish financime.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu