Capital T ka dhënë detaje shtesë rreth albumit të ri.
Reperi Capital T ka finalizuar albumin e ri me titull “Skulpture”, të cilin pritet ta publikojë së shpejti.
Këto ditë ai bëri të ditur se ky album do të lansohet gjatë muajit qershor, ndërsa së fundi njoftoi se ai nuk do të dalë i plotë.
Reperi ka publikuar një video teksa tregon ndryshimin e stilit të flokëve që e ka bërë gjatë ditëve të izolimit.
Capitali njofton se në fund të qershorit do të publikohet vetëm pjesa e parë e albumit, ndërsa këngët tjera më vonë.
“Jeta është e mirë🤲🏻stili i flokëve të karantinës 😂 e kom mush ni 📦 hite #SKULPTURE / pjesa e pare e albumit del DIKUR KA FUNDI QERSHORIT, Po duhet me nda me faza se pe dini ju sbon me tepru me hite 😘🤪”, ka shkruar ai.