Ish-deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, nuk është fare i surprizuar me atë çfarë po ndodh me reformën në drejtësi.
Në emisionin”Tempora” ai thotë se vetë personalisht 4 vjet më parë ka paralajmëruar se kjo reformë do të dështojë brenda 5 vitesh ashtu si ishte konceptuar.
Sot, thotë Bylykbashi, jemi të fillimi i tërmeteve kushtetuese që do të çojnë në rrugë të rrezikshme.
Bylykbashi: Këmbanat kanë rënë kohë përpara. Ka që janë shurdhuar në këtë histori nga këmbanat ose i kanë injoruar. Kemi pasur duartrokitje për një reformë në drejtësi e cila unë personalisht para 4 vitesh, para se të miratohej kam thënë që brenda 5 vitesh kjo reformë dështon. Ja ku jemi viti i katërt. Çfarë po ndodh? Njerëzit duhet të kuptojnë që ata që thanë nuk e kishin kundër reformës në drejtësi, por kjo reformë në drejtësi kështu nuk ishte si duhet. Ky tren ka ikur, kjo reformë do të ecë përpara, nëse do të përplaset me murin le të përplaset me murin. Teatri e mori krismën me 22 korrik 2016 se nuk pati gjykatë Kushtetuese ta mbronte kur i erdhi halli te dera. Kishim një sistem kushtetues që po funksiononte. Sot jemi të fillimi i tërmeteve kushtetuese që do të çojnë në rrugë të rrezikshme.