Në qytetin e Vlorës është konfirmuar një rast i ri me koronavirus, pas disa javëve ku qyteti bregdetar ishte “i pastër” nga infeksionet.
Burimet bëjnë me dije se i infektuari është një burrë që ka punuar si bojaxhi gjatë kësaj periudhe.
Ai është paraqitur në Poliklinikën Qëndrore të Vlorës, ndërsa është referuar të kryejë tamponin, i cili e ka nxjerrë pozitiv me koronavirus.
I infektuari është dërguar drejt Tiranës, ndërsa dyshohet se ka patur kontakte me një person nga Tirana gjatë kohës që ka punuar në Himarë.