Teatri/ Dorëzohet në SPAK kërkesa për procedimin penal ndaj kryeministrit Rama, Veliaj, Lleshaj dhe të tjerëve

0
Gjigandi

Aleanca për Teatrin ka dorëzuar në SPAK kërkesën për procedimin penal ndaj kryeministrit Rama, kryebashkiakut Veliaj, ministrit Lleshaj dhe të tjerëve që citohen në dokumentin e siguruar nga Top Channel.

Përveç kësaj kërkesa e dytë është vendosja e sekuetros preventive për truallin e Tetarit Kombëtar.
Ndër të tjera, në hyrje të dokumentit shkruhet:
“Ne kallëzuesit si pjesë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit (Teatrit Kombëtar dhe Eksperimental) paraqesim sot përpara jush, në vijim të kallëzimeve të bëra që nga data 31.12.2019, edhe këtë kallëzim penal kundër të kallëzuarve prej nesh dhe që konsiston në faktin e njohur botërisht se më 17 Maj 2020, në orën 04:25 në kundërshtim të hapur me dispozitat ligjore në fuqi, u shemb godina e Teatrit Kombëtar dhe Eksperimental nga Policia e Shtetit, Policia Bashkiake dhe Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit.”
Shembja e godinës së Teatrit Kombëtar më 17 maj u shoqërua me protesta disaditore jo vetëm në Tiranë, si dhe reagime të faktorëve brenda dhe jashtë vendit.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu