Bashkia shkelje te Astiri, Avokati i Popullit: Ndoqi proces të pjesshëm dhe të mangët

0
Gjigandi

Disa muaj pas shembjes së ndërtesave të zona e Astirit, Avokati i Popullit ka gjetur shkelje të rënda përsa i përket procesit që sipas këtij institucioni ka shkaktuar edhe një dëm financiar.

Bazuar në raportin vjetor të Avokatit të Popullit për 2019 të dorëzuar në Kuvend, evidentohet se gjatë procedurës së ndjekur nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar për çështjen e Astirit rezulton se janë kryer veprime në kundërshtim me ligjin.

“Avokati i Popullit konstaton se nga ana e ARRSH-së janë kryer veprime haptazi në kundërshtim me ligjin të cilat konsistojnë në mospërmbushjen e rregullt të detyrës prej të cilës i është shkaktuar dëm ekonomik shtetit dhe njëkohësisht dëm ekonomik pasuror individëve të prekur nga shembja pa kriter e banesave dhe aktiviteteve private tregtare që ndodheshin në aksin rrugor që preket nga projektit për ndërtimin e segmentit rrugor “Rehabilitimi i segmentit rrugor Mbikalimi Pallati me Shigjeta – Rrethrrotullimi Shqiponja.”

Sipas raportit të paraqitur nga Avokati i Popullit në këtë proces janë ndeshur shumë mangësi.

Nga përgjigjia zyrtare që është marrë prej Agjencisë së Zhvillimit të Territorit rezulton se Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar vetëm lejen e zhvillimit por jo atë të ndërtimit.

RonaTyra

Në këto rrethana nga Avokati i Popullit është konstatuar se të gjitha organet ligjzbatuese të përfshira në këtë proces kanë dështuar për të ndaluar punimet e kryera pa leje apo edhe përgatitjet e kantierëve të ndërtimit pa leje nga kompanitë fituese.

Edhe bashkia e Tiranës si një bashkëpunuese rezulton të ketë ndjekur një proces të pjesshëm dhe të mangët.

Megjithatë një problematikë tjetër thelbësore e evidentuar në raport është dhe fakti i përfshirjes në procedurat e shpronësimit të disa individëve pa dijeni e tyre pa u njoftuar nga autoriteti përfitues.

Problematika e analizuar në këtë raport konstaton mungesë transparence dhe mosreagim të organeve publike të përfshira në të gjithë procedurat e projektit.

Sipas Avokatit të Popullit, subjekti që ka kryer këto prishje objektesh dhe që u ka shkaktuar një dëm konkret pronarëve të tyre është ende i paidentifikuar dhe për këtë arsye është kërkuar ndjekja e mëtejshme e kësaj çështje nga ana e prokurorisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu