Banka e Shqipërisë ka diversifikuar rezervën valutore të vendit duke riinvestuar një pjesë të saj në ar gjatë vitit 2019. Burimet zyrtare në Bankën e Shqipërisë gjatë vitit që shkoi mori vendim për blerjen e shumës 94 lingota ar (37,600 onz ose rreth 1.05 ton ar). Blerjet për shumën e miratuar të arit monetar u realizuan gradualisht gjatë periudhës qershor – dhjetor 2019.
Gjatë vitit 2019, rezerva valutore bruto, e vlerësuar dhe e raportuar në monedhën euro, është ulur me rreth 36.21 milionë euro, duke regjistruar në fund të muajit dhjetor vlerën 3,359.70 milionë eur, ku përfshihet edhe ari monetar, në një shumë prej 119.34 milionë euro ose 3.6% e totalit.
Në fund të vitit 2019, përbërja sipas monedhave e rezervës valutore bruto ishte, USD 20.0%, euro 65.1%, GBP 2.6%, JPY 2.4%; AUD 1.4%; SDR 3.3%; AR 3.6%; RMB 1.8%.
Viti 2019 është karakterizuar sërish nga një luhatshmëri e lartë e nivelit të rezervave të tepërta të bankave të nivelit të dytë pranë Bankës së Shqipërisë. Faktorët kryesorë që kanë ndikuar rezervën bruto paraqiten të grupuara si më poshtë:
1- Veprimet e lidhura me aktivitetin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë kanë pasur ndikim negativ në shumën 324.23 milionë euro, sipas zërave të mëposhtëm:
– hyrje neto nga lëvrimi i huave të dhëna 176.60 milionë euro; ü transferta përfshirë shërbimin e borxhit 500.83 milionë euro.
2- Veprimet e bankave të nivelit të dytë dhe subjekteve të tjera kanë pasur ndikim pozitiv në shumën 65.48 milionë euro, sipas zërave të mëposhtëm:
-Derdhje nga bankat e nivelit të dytë në llogarinë e tyre pranë Bankës së Shqipërisë për plotësimin e rezervës së detyrueshme për veprime që lidhen me kapitalin, etj. 1,944.16 milionë euro;
– Transferta 1,883.34 milionë euro;
-Hyrje neto për llogari të subjekteve të tjera (ASD, etj.) 4.66 milionë euro.
3-Veprimet e Bankës së Shqipërisë kanë pasur ndikim pozitiv në shumën 184.77 milionë euro, sipas zërave të m ëposhtë :
-Blerje e valutës nga bankat e nivelit të dytë dhe institucione të tjera 157.08 milionë euro:
-Nga bankat e nivelit të dytë 154.60 milionë euro;
-Nga institucione të tjera (në neto) 2.48 milionë euro.
-hyrje nga interesa, kupona, etj. (të llogaritura në bazë cash-i) të krijuara nga investimi i rezervës valutore llogariten në 32.51 milionë euro;
-Shlyerja e detyrimeve të mbetura të Bankës së Shqipërisë ndaj FMN-së 0.27 milionë euro;
-Transferta 4.55 milionë euro.
4-Faktorët e tregut kanë pasur ndikim pozitiv në shumën 37.77 milionë euro, sipas zërave të mëposhtëm:
-Luhatjet në kursin e këmbimit të monedhave në përbërje të rezervës valutore kanë ndikuar pozitivisht vlerën e rezervës bruto të raportuar në Eur me 37.46 milionë euro;
-Efekti i rivlerësimit për portofolin, si rrjedhojë e luhatjes së normave të interesit, llogaritet në një vlerë lehtësisht pozitive 0.31 milionë euro.