Një tjetër anëtare e vettingut është kallëzuar në SPAK. Suela Zhegu, anëtare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) është kallëzuar nga gjyqtari i Apelit (Tiranë) Alaudin Malaj, nën akuzën e falsifikimit të formularit të vetëdeklarimit. Sipas gjyqtarit, i cili është në protes të vettingut, Zhegu ka përvetësuar pasurinë e vëllait të saj pasi ky i fundit ka ndërruar jetë. Njëkohësisht gjyqtari akuzon edhe bashkëshortin e Suela Zhegut si një person që ka probleme me drejtësinë.
Kujtojmë se në vitin 2018 Suela Zhegu është hetuar nga Operacioni Ndërkomëbtar i Monitorimit për konflikt interesi, pasi ishte pjesë e trupës që do të gjykonte një gjyqtar që për disa kohë ka qenë relator i çështjes në ngarkim të të shoqit, i akuzuar nga Prokuroria e Durrësit për ekspertim të rremë.