Ambasadori italian: Teatri u shndërrua në fushëbetejë politike

0
Gjigandi

Ambasadori italian në Tiranë, Fabrizio Bucci nga qyteti i Vlorës foli për temat e nxehta të politikës shqiptare, si reforma zgjedhore dhe çështja e teatrit.

Bucci deklaroi se po ndjekim nga afër me shumë vëmendje reforma të tilla si ajo zgjedhore duhet të jenë të përbashkëta, duke theksuar se dje pati hapa pozitive dhe shpresojmë se brenda 31 majit të ketë një konsensus.

Për shembjen e Teatrit Kombëtar, ambasadori tha se u kthye në një fushëbeteje politike dhe në vendime të tilla qeveritë e huaja nuk kanë asnjë rol.

“Debati për teatrin ka zgjatur shumë, dhe u shndërrua në një fushëbetejë  politike midis dy palëve. Këto polarizime nuk ndihmojnë në debatin mbi ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Qeveria vendosi të shemb godinën, por unë nuk besoj se është rol i një qeverie të huaj të vendosë çfarë mund të prishet dhe çfarë jo, atë që mund të bëjmë ne është të investojmë në programe dhe në dialog”, tha ai.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu