Aktori i famshëm bëhet baba për herë të tretë në moshën 70-vjeçare

0
Gjigandi

Ylli i filmave, Richard Gere, është bërë baba për herë të tretë në moshën 70-vjeçare. Bashkërshortja e tij, Alejandra Silva, 37 vjeç, solli në jetë një djalë, i cili është fëmija i tyre i dytë së bashku.

Çifti u përpoq ta mbante të fshehtë pritjen e ëmbël, megjithatë në nëntor të 2019 u zbulua që Silva ishte shtatzëne. Ata zgjodhën gjithsesi që sërish ta mbanin private ditën kur i biri erdhi në jetë.

Në shkurt të 2019 ata u bënë prindër të një djali. Gere dhe Silva u martuan në vitin 2018, sërish në mënyrë sekrete, 4 vite pasi u takuan për herë të parë. Aktori i “Pretty Woman” ka qenë më parë i martuar me modelen Cindy Crawford dhe me Carey Lowell, me të cilën ka një djalë, Homer, 20 vjeç.

Ndërkohë Silva ka një djalë të quajtur Albert nga martesa me Govind Friedland. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu