Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë Gent Cakaj sot ka zhvilluar biseda telefonike me homologët e tij nga Turqia, Italia, Hungaria dhe Franca, në lidhje me luftën e përbashkët kundër COVID-19 dhe bashkërendimin e veprimeve për hapjen graduale të kufijve dhe rifillimin e fluturimeve direkte.
Ai me këtë rast ka shprehur falënderimin për mbështetjen e këtyre vendeve për procesin e rindërtimit pas tërmetit dhe luftën kundër pandemisë.
Postimi i plotë:
Në ndërkohë zhvillova edhe telefonata me Ministrin e Jashtëm të Turqisë, z. Mevlüt Çavuşoğlu; të Italisë, Luigi Di Maio; të Hungarisë, Péter Szijjártó dhe Sekretaren e Shtetit për Çështjet Evropiane të Francës, Amélie de Montchalin për të biseduar lidhur me luftën e përbashkët kundër COVID-19 dhe bashkërenduar veprimet për hapjen graduale të kufijve dhe rifillimin e fluturimeve direkte.