Schalke barazon në shtëpi ndaj Bayer Leverkusenit

0
Gjigandi

Bayer Leverkuseni arriti t’i merrte një pikë Schalkes 04 në “Veltins Arena” (1-1), e cila i mjaftoi për të hyrë në zonën Champions në Bundesligë, duke zhvendosur në vendit e pestë Borussian e Moenchengladbachut, që një ditë më parë u mposht 2-1 nga Bayerni Muncheni. Në fakt, të dy golat e këtij takimi u shënuan nga futbollistët vendës, por për fat e tyre të keq, një në portën e Nubel.

Të dyja skuadrat i patën rastet për të shënuar në pjesën e parë, por ky fraksion u mbyll pa gola. Pa kaluar shumë kohë, nga starti i së dytës, Caligiuri i dha epërsinë Schalkes pas ekzekutimit të saktë të një 11-metërshi.

Në minutën er 81-të, pas presionit të vazhdueshëm të “Aspirinave”, Miranda devijoi në portën e tij, me shifrat që u “salduan” 1-1 e nuk ndryshuan më.

Nëse Leverkuseni iu gëzua ngjitjes në vendin e katërt, Schalke humbi një mundësi të artë për t’iu afruar më shumë zonën europiane.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu