​Pushuesit e parë kanë mbërritur në plazhin e Shëngjinit

0
Gjigandi

Bashkia e Lezhës publikoi sot pamje nga plazhet e Shëngjinit, ku duket se gjithçka është bërë gati.

Bashkia thotë se për të garantuar sezon të mbarë kanë marrë të gjitha masat e duhura në përmirësimin e infrastrukturës turistike dhe krijimin e kushteve sa më komode për pushuesit

Për shkak të infeksionit të COVID-19, qeveria ka hartuar një protokoll masash që duhet të zbatohen nga operatorët turistikë.

Operatorët turistikë duhet të aplikojnë në platformën e-Albania për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi. Kjo është mundësia e vetme për subjektet akomoduese apo të shërbimit për të marrë në përdorim stacione plazhi. Një sistem tërësisht i ri, që garanton sigurinë e jetës, mbrojtjen e shëndetit, duke i dhënë njëherësh fund zaptimit të plazheve publike.

Përmes tij operatorët turistikë mund të kryejnë lehtësisht, pa asnjë kosto, procedurën e aplikimit online në e-Albania, duke ngarkuar dokumentet e kërkuara nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, në përputhje me 2 faza specifike, duke eliminuar kategorikisht burokracitë, ecejaket dhe ryshfetet.

RonaTyra

Subjektet, të cilat do të aplikojnë për leje, duhet të kenë paraprakisht planin e operimit për ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të plazhit dhe foto të strukturës akomoduese të tij, dokumente që ngarkohen online në sistem. Afati maksimal për marrjen e shërbimit është 9-12 ditë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu