Analisti Artur Zheji i ftuar në edicionin e lajmeve në RTV Ora, u shpreh se Rama mbrojti Ardi Veliun pasi e ka ndihmuar të për të shtytur protestat e opozitës.
Sipas Zhejit, Rama kështu u shkel syrin, atyre që i quajti si aparatxhinj, për t’u thënë që nuk i shet kur u rrëshqet këmba.
Artur Zheji: Mbrojtja që Rama i bëri Ardi Veliut na atë situatë, pa i bërë vërejtje, duke thënë se kërkoi ndjesë që nuk kërkoi ndjesë publikisht.
Mendoj se Rama do të dëshmojë sipas modelit të vjetër të mësuesit të tij Berishës, që në momente të vështira ata që i kanë qëndruar dhe ndihmuar për të shtypur protestat e opozitës, me gaz dhe barrikadë, ai nuk i shet kur atyre u rrëshqet këmba.
Ai shkel syrin aparatxhinjëve të vet, duke u thënë që kur u shket këmba, kryeministri ju mban. Si dhe shton që është me besnikëri, duke u thënë se mbajnë njëri-tjetrin dhe pushtetin.