Jennifer Lopez flet në një intervistë të gjatë në revistën GQ për momentet e saj më të famshme, dallimet midis saj dhe karakterit të saj në filmin Hustlers.
Ajo shprehet: Unë kurrë nuk kam qenë e motivuar nga paraja,” tha Lopez, duke e krahasuar veten me personazhin e saj Hustlers, Ramona.
Më pas artistja flet për filmin ‘Hustlers’ dhe tregon që nuk ka marrë asnjë para për të prodhuar dhe interpretuar këtë film: ‘E kam bërë falas, mbështetem tek vetja ime. Kjo është Jenny From the Block. Bëj atë që dua, bëj atë që dashuroj…’.
Ndër të tjera Lopez prek edhe temën e një femre në moshën 50-vjecare në Hollywood: ‘Femrat në përgjithësi dhe në mënyrë të veçantë artistet, përmirësohen shumë teksa rriten dhe maturohen. Ka shumë prova për këtë.
Shihni Meryl Streep, karriera e saj pati një hov pas moshës 40-vjecare. E njëjta vlen edhe për Tina Turner, Cher…me kalimin e moshës, ato lulëzuan në një mënyrë që nuk kishte ndodhur më parë. Nuk ka motiv për të pasur turp për moshën tënde, sidomos kur e bën për të mirën tënde. Dhe mos e quani rikthim, jemi këtu prej vitesh!”.
Në fund Jennifer flet për marrëdhënien e saj me Alex Rodriguez: “Jemi vërtetë të njëjtë, në ambiciet tona, në atë që duam… Jemi të dy punëtorë shumë të mëdhenj. Udhëhiqemi nga pasionet tona dhe kemi një respekt shumë të madh reciprok…’