OKB e alarmuar nga raportimet mbi numrin e madh të viktimave në Iran

0
Gjigandi

Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, denoncoi sot përdorimin e forcës, përfshirë edhe përdorimin e municioneve luftarake kundër turmave të protestuesve në Iran, duke shprehur shqetësim ndaj raportimeve, që tregojnë për një numër të madh viktimash.

“Ne jemi veçanërisht të alarmuar nga fakti se përdorimi i municioneve të vërteta ka shkaktuar një numër të konsiderueshëm viktimash në të gjithë vendin”, tha zëdhënësi i Zyrës së Komisionerit të Lartë, Rupert Colville, gjatë një konference për shtyp në Gjenevë.

Sipas raportimeve nga mediet iraniane dhe burime të tjera numri i viktimave thuhet se ka arritur në dhjetëra.Megjithatë, për shkak të ndërprerjes së internetit, situata dhe në veçanti numri i viktimave pas katër ditësh protestash të dhunshme, mbetet ende i vështirë për t’u përcaktuar në rang vendi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu