Prej ditës së djeshme, ka qenë lajmi i parë që ka qarkulluar thuajse në të gjitha mediat dhe portalet shqiptare! Sipas, Panorama.com, Çiljeta dhe partneri i saj Alban Hoxha do të bëhen prindër për herë të parë, madje thuhej së këngëtarja ishte në muajt e parë të pritjes së ëmbël.
Ndërkohë, që vetëm pak minuta më parë ka ardhur edhe reagimi i parë i Çiljetës, e cila përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në Instagram u shpreh se nuk është shtatzënë, madje dha edhe një mesazh për të gjitha portalet që “sajojnë” të tilla lajme. “Faleminderit që na zgjuat me këtë lajm kaq të bukur, por jemi ende tek pika e bardhë e penalltisë, s`kemi mbërritur tek goli. Kur të shënojmë do e ndajmë me ju panenkën më të bukur të jetës, siç kemi bërë gjithmonë! Ju uroj fundjavë të bukur”, shkruan ajo.
Le të kujtojmë këtu disa detaje nga jeta private e një prej çifteve më të përfolur të showbiz-it shqiptar. Çiljeta ka një djalë, që e quajnë Fernando, por për të atin e tij, artistja është shprehur se është ndarë dhe nuk bëhet fjalë për ndarje dramatike, por krejt miqësore.
Ndërkohë, Albani është gjithashtu prind i një djali që e quajnë Beko! Ai ka ardhur në jetë përpar gjashtë viteve, por vetëm 16 ditë pas lindjes së të birit, bashkëshortja e tij ndërron jetë si pasojë e një hemorragjie celebrale.
Tani, nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të presim që kur Çiljeta dhe Albani të shënojnë “gol” prej vërteti në çështjen e fëmijës, ta ndajnë lajmin e bukur me të gjithë ne!