Fiorentina futet fuqishëm në garë

0
Gjigandi

Pas francezit Frank Riberi, skuadra e Fiorentina ëndërron një tjetër goditje të madhe me parametër zero.

Sipas “Sky Sport”, objektiv i klubit vjollcë ka përfunduar Tiago Silva, i cili do të largohet nga PSZH sapo të mbyllet sezoni.

Qendërmbrojtësi brazilian është ndjekur edhe nga Milani e Evertoni, por në garë është përfshirë edhe skuadra toskane e presidentit Kommisso, i cili dëshiron ta përforcojë organikën me një element me shumë përvojë.

Kjo hipotezë ka marrë jetë ditët e fundit, pas kontakteve të para me përfaqësuesit e futbollistit, që dëshiron të luajë ende në Europë në nivele të larta. 35-vjeçari është i interesuar për ta dëgjuar ofertën e Fiorentinës, për të zgjedhur më pas atë që i përshtatet më shumë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu