Tuneli i Llogorasë, qeveria akordon fond shtesë prej 150 mln lekësh

0
Gjigandi

Qeveria e Shqipërisë ka akorduar një fond shtesë prej 150 milionë lekësh ose 1.2 milionë euro për studimin e fizibilitetit për ndërtimin e tunelit të Llogorasë.

Kjo shumë i shtohet fondit ekzistues prej 750 milionë lekësh, të parashikuara për këtë qellim, nga Ministria Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe do të mbulohet nga Buxheti i Shtetit.

Ndërtimi i tunelit të Llogorasë është vlerësuar si një investim i nevojshëm për të nxitur turizmin dhe ekonominë në jugun e vendit. Ai përkon gjithashtu, me korridoret strategjike që do të lidhin Shqipërinë me vendet e tjera.

“Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2020, në programin buxhetor “Transporti rrugor” 04520, në zërin “Shpenzime kapitale me financim të brendshëm” i shtohet fondi prej 150 000 000 (njëqind e pesëdhjetë milionë) lekësh, për projektin “Rishikimi i studimit të fizibilitetit dhe hartimi i projektit të detajuar inxhinierik “Ndërtimi i tunelit të Llogorasë””, me vlerë të plotë të parashikuar 750 000 000 (shtatëqind e pesëdhjetë milionë) lekë”, thuhet nw vendimin e Këshillit të Ministrave.

Tenderi ndërkombëtar për ndërtimin e tunelit me gjatësi 6 km, që pritet të shkurtojë ndjeshëm aksesin për në vijën bregdetare të Vlorës, pasi shmanget kalimi në Parkun e Llogarasë, pritet të hapet brenda këtij muaji.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu