Donaldi ‘kris’ marrëdhënien e Beniadës dhe Einxhelit? Çfarë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në ‘BBV’

0
Gjigandi

Marrëdhënia mes moderatores dhe modeles duket se ka filluar të ‘kriset’. Shkak është bërë një përqafim mes Beniadës dhe Donaldit.

Teksa aktori ishte ende i shtrirë në krevat, Beniada shkon e përqafon dhe e pyet se si është.

Në këto momente ndërhyn Einxhel Shkira, duke thumbuar dy banorët.

“Përqafoje se mos të shpëton te zinxhiri tjetër, ta kesh, se nuk i dihet jetës”, i thotë moderatorja Beniadës.

Kujtojmë se Einxhel nuk e ka pritur aspak mirë faktin se në zinxhirin e fundit të shpëtimit askush nuk tha emrin e Dagz. Si pasojë ata të dy dolën në një televotim kokë më kokë, ku publiku vendosi që të nxirrte jashtë shtëpisë atë.

RonaTyra

/Burimi: Priza.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu