Kanë qenë bashkë për 12 vjet, e kanë dhe një djalë, por ndonëse janë të divorcuar prje tre vitesh gazetarja Anduena Llabani dhe ish bashkëshorti,
Ardit Jaupi kanë ruajtur një komunikim të mirë me njëri tjetrin, Aq të mirë, sa sot janë kthyer në partner biznesi. Të dy ishin të ftuar tek “Rudina“, ku rrëfyen historinë e tyre disi të pazakontë.
Kanë qenë bashkë për 12 vjet, e kanë dhe një djalë, por ndonëse janë të divorcuar prje tre vitesh gazetarja Anduena Llabani dhe ish bashkëshorti, Ardit Jaupi kanë ruajtur një komunikim të mirë me njëri tjetrin, Aq të mirë, sa sot janë kthyer në partner biznesi. Të dy ishin të ftuar tek “Rudina“ në Tv Klan, ku rrëfyen historinë e tyre disi të pazakontë.
“Ka shumë gjëra që mund të na ndajnë, por edhe akoma më tepër që mund të na bashkojnë. Forca dhe fuqia jonë është djali. Dhe kjo na bën të jemi në festa, në gëzime, në shkollë të pranishëm. Pra, kudo ku ai ndodhet ne jemi aty dhe jemi bashkë“, tha Arditi. Anduena ishte në një mendje me të. “Çdo njeri në jetë vjen për të na mësuar diçka. Ka shumë gjëra që unë mësoj nga Arditi dhe shumë gjëra që Arditi mëson nga unë. Mendoj që asnjëherë njeriu nuk duhet të jetë egoist për të parë deri ku shkon ai, duhet t’i shikojmë të dy bashkë. Ne kishim vendosur të ishim bashkë, të bashkëjetonim, vendosëm të ndahemi, por kemi vendosur të jemi partnerë në biznes. Kjo është një arsye, që ato dreka dhe darkat tona në fundjavë, të mos i kalojmë më jashtë në restorante të ndryshme, por të mblidhemi në restorantin tonë, ku Aleksei ndihet si në një shtëpi të dytë. Aty mblidhemi edhe me familjen tona herë pas here, kjo na bën të jemi më të fortë dhe ta shohim jetën më të gjatë”, tha gazetarja.