Takimi me Metën, Rama ndan foton: Luftë bërrylash

0
Gjigandi

Fotografia e takimit mes Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta, në nisje të mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Integrimit, u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale.

Kjo për shkak të takimit bërryl më bërryl, për shkak të situatës së koronavirusit, ku rekomandohet shmangia e shtrëngimit të duarve.

Kjo fotografi është shpërndarë edhe nga kreu i qeverisë, shoqëruar me diçiturën “Luftë bërrylash”.

Nga ana e tij Presidenti Ilir Meta, u pyet mesditën nëse raporti me Kryeministrin është qetësuar, por ai tha se iu përgjigjet gjithmonë ftesave dhe për më tepër kur bëhet fjalë për integrimin.

“Ishim për çështjet e integrimit dhe ju e dini që për këtë çështje kam qenë dhe do të jem për t’iu përgjigjur çdo ftese si e sotmja që Shqipëria të mos humbasë kohën e shpërdoruar në këto dy dekada”, deklaroi Presidenti.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu