Stresi i jep fund çdo dyshimi për ndarje dhe i bën dedikimin e ëmbël Kejsit: Gruaja më e mirë në botë

0
Gjigandi

Stresi i ka dhënë fund çdo dyshimi se është ndarë nga Kejsi.

Reperi publikoi një foto teksa fliste në kamera me bashkëshorten e tij dhe i bëri dedikimin e ëmbël.

“Gruaja më e mirë në botë që më bën krenar”- shkroi Stresi.

Në foto reperi shihet duke fjetur gjumë, ndërsa gruaja e tij e shikon gjithë dashuri.

RonaTyra

Çifti jetojnë në dy shtete të ndryshme, por duket se largësia nuk i ka ndarë por i ka bashkuar edhe më shumë.

Pak kohë më parë u përfol për një fund të martesës së tyre, por paska qenë vetëm një krizë që Kejsi dhe Stresi e kanë tejkaluar.

Aktualisht Kejsi jeton në Kanada dhe nuk mund të kthehet në vendin tonë për shkak të koronavirusit. Ndërsa reperi është në Shqipëri.

Pak ditë më parë, ai publikoi edhe një foto me mamin e Kejsit ku i dedikoi fjalët më të bukura që një vjehrrë dëshiron të dëgjojë.

“Me vjehrrën më të mirë,”- shkroi reperi.

Gjithashtu gjatë një interviste reperi mohoi thashethemet se kishte nisur një lidhje të re duke u shprehur se nuk e njeh fare Atalanta Kërçykun.

Ai tha se nuk e ka parë kurrë në jetën e tij dhe nuk e di se kush është.

“Unë nuk e di kush është. Se kam parë kurrë në jetë. Dje e kam parë për herë të parë në portale. Kam frikë të dal, po më pret edhe goca e tezes se do thonë Stresi është me atë. E kuptoni ku jetoni,”– tha Stresi i ftuar në emisionin ‘Ftesë në 5”.

Reperi gjithashtu u shpreh se është i martuar por unazën nuk e mban në gisht.

“Unë jam djalë i martuar, nuk e di pse mi shtojnë këto,”– shtoi ai.

“Unazën nuk e ke vendosur,”– i tha moderatorja e emisionit.

“Nuk e mbaj unazën, jo,”- shtoi Stresi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu