Skandal, teatri u shemb me nxitim, kostumet u “varrosën” brenda rrënojave

0
Gjigandi

Regjisori Edmond Budina, në krye të protestave të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit është shprehur gjatë një interviste në “Opinion”, se rekuizitat dhe kostumet e vjetra, mbetën të varrosura në rrënojat e godinës.

“Se këtu shiriti vërtitet në një vend dhe gënjeshtrat mbulojnë njëra- tjetrën. Kryetari i Bashkisë, dy ditë përpara se të shembej teatri thoshte: aty ka kostume, ka vlerë, ka rekuizitë, është zëri i këtij, është zëri i atij. Dhe e prishën atë teatër dhe i varrosën, janë atje. Nuk i nxorën se nuk kishin kohë. Dhe janë pamjet e filmuara, ku kostumet janë atje të varura”, u shpreh Budina me indinjatë.

Duke bërë të qartë të se protestat e lëvizjes do të vazhdojnë, i pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, nëse kjo lëvizje po përdorej nga opozita, Budina tha:

“Ne po e përdorim opozitën. Aty kishte Vetëvendosje, aty kanë ardhur dhe socialistë kanë folur.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu