Skuadra e Superligës bën gati stadiumin për fillim të kampionatit

0
Gjigandi

Ministria e Shëndetësisë në koordinim me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik i kanë dhënë leje klubeve të Superligës së Kosovës të nisin stërvitjet.

Kështu gjatë ditës së sotme skuadra e Drenicës do të grumbullohet në fushën me bari sintentik në Skenderaj.

Ndërsa para rifillimit të përgatitjeve, skuadra e Drenicës ka bërë dezinfektimin e stadiumit ‘Bajram Aliu’.

“Dezinfektohet objekti i stadiumit! Skenderaj – 19.05.2020 Sot, në oret e para të mengjesit, janë dezinfektuar hapësirat e stadiumit ‘Bajram Aliu’ në Skenderaj. Dezinfektimi është bërë në të gjithë hapësirën ku lojtarët dhe stafi mund të kenë kontakt, krejt kjo me qellim të parandalimit të infektimit me Covid-19. Dezinfektimi do vazhdoj edhe ditëve tjera konform udhëzuesit nga IKSHP dhe MSH”, shkruhet në njoftimin zyrtar nga KF Drenica.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu