S’e mbajtën dot të fshehtë shumë gjatë. Çifti i njohur në pritje të një fëmije

0
Gjigandi

Aktori i filmit “Joker” dhe njëkohësisht fitues i çmimit Oscar, Joaquin Phoenix do të bëhet së shpejti baba. Joaquin Phoenix dhe partnerja e tij, Rooney Mara janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku. Lajmin e ka konfirmuar një burim për Page Six.

Dyshja është treguar e kujdesshme gjatë kësaj periudhe, duke mos u ekspozuar në publik, megjithatë ata nuk ia kanë dalë ta mbajnë sekret lajmin e madh për shumë gjatë. Burimi për Page Six ka treguar se Mara është shfaqur e veshur me rroba të gjera për të mbuluar barkun e rrumbullakosur dhe se ajo mund të jetë rreth gjashtë muajshe shtatzënë.

Çifti i njohur nuk ka reaguar ende në lidhje me këtë lajm.

Phoenix dhe Mara janë takuar për herë të parë në setin e filmit “Her”, por u desh të ribashkoheshin në 2018-ën, në filmin “Mary Magdalene”, për t’u lidhur së bashku.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu