“Rreziku” nga transferimet e policëve, kreu i sindikatës: Dëmtojnë rrjetin e informatorëve

0
Gjigandi

Transferimet pa kriter të oficerëve të policisë, shefave të komisariateve dhe drejtorëve dëmtojnë punën e policisë. Sipas kreut të sindikatës së policisë problematike mbetet transferimi i agjentëve të krimeve, të cilët me largimin e tyre marrin me vete dhe informatorët dhe bashkëpunëtorët për zbardhjen e ngjarjeve. 

Lëvizjet pa kriter të oficerëve të policisë por dhe të drejtuesve ndikojnë negativisht në zbardhjen e ngjarjeve për shkak të dobësimit të rrjetit të informatorëve dhe bashkëpunëtorëve.

Sipas kreut të Sindikatës së Policisë, disa ngjarje të rënda mbeten ende të pazbardhura si pasojë e mungesës së informacionit nga ana e policisë, por në disa raste për shkak të agjentëve të vjetër, ngjarjet janë zbardhur në kohë rekord.

Fishta: Këto janë lëvizje që nuk i shërbejnë punës. Këto vështirësojnë aktivitetin kriminal.

Problematike sipas Sadetin Fishtës, mbetet dhe transferimi i shefave të komisariateve, e cila bëhet në një kohë relativisht të shkurtër, e cila ndikon në dobësimin e punës kërkuese dhe parandaluese të ngjarjeve kriminale.

RonaTyra

Fishta: Të gjitha këto lëvizje nuk i shërbejnë punës, e dobësojnë atë.

Fishta shprehet se gjithashtu transferimet që kryhen për të njëjtën gradë, apo kalimet nga një sektor në një sektor tjetër, bëhen pengesë për punën e policisë.

Fishta: Edhe këto lëvizje nga një sektor nga policia vendore në policinë kufitare nuk i shërbejnë punës.

Transferimet në radhët e punonjësve të policisë më së shumti kryhen kur ka ndryshime në strukturat drejtuese të kupolës së policisë.

Gjatë vitit 2018 dhe 2019 numri i transferimeve ka qenë nga 30-40%, ndërsa për këtë vit transferime ka patur vetëm në radhët e drejtorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu