“Pse e shoh në ëndërr ish-in tim?”, ky është shpjegimi që u jep fund pikëpyetjeve tuaja

0
Gjigandi

Të dhënat e kërkimit kanë zbuluar se ka pasur një rritje prej 2,450% të kërkimeve ‘pse po ëndërroj për ish-in tim?’

Ndërsa bllokimi vazhdon, njerëzit janë të kuriozuar për shumë gjëra, përfshirë edhe ëndrrat, që për ta mund të kenë një domethënie të veçantë.

Kërkimet në internet për “pse shikoj ëndrra të çuditshme” u rritën me 200%. Hulumtimi nga agjensia e marketingut dixhital AGY47 foli me Marilyn Devonish, trajneren e një organizate stëvitore dhe themeluese e “TranceFormations”, një organizatë stërvitëse, për të zbuluar kuptimin që qëndron pas këtyre ëndrrave.

Marilyn Devonish shpjegoi: “Të shohësh në ëndërr ish-in tuaj lidhet me kohët e bukura që keni kaluar bashkë, dhe trishtimin për humbjen e tyre. Nëse ju keni qenë të dominuar në marrëdhënie, mund të jetë një kujtesë për të marrë fuqinë tuaj përsëri dhe të afirmoni ndjenjën tuaj të forces.

Të shohësh në ëndërr sikur bie është ëndrra e dytë më e zakonshme që njerëzit kanë, me një rritje prej 600% të kërkimeve se çfarë do të thotë kur ëndërroni të bini? Marilyn tha se kjo ndodh për shkak se lidhet me pasigurinë, mbingarkesën emocionale, ose sikur kontrolli të jetë hequr nga duart e tua papritur.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu